Milani bëhet bllokadë për Italinë, klubi kuqezi merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Allegri
Pas ditësh të vështira dhe rezultate zhgënjyese, duket se retë e zeza po largohen nga kampi i Milanit. Tre humbje në katër ndeshjet e fundit kishin krijuar tension dhe pasiguri, duke vënë në diskutim jo vetëm formën e skuadrës, por edhe të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri. Në fokus të kritikave kishin përfunduar edhe disa nga yjet e ekipit, si Rafael Leão dhe Christian Pulisic, ndërsa zërat për një largim të Allegrit, madje drejt kombëtares italiane, u shtuan ndjeshëm. Hipoteza e kalimit të Allegrit te Italia u përfol edhe në nivele të larta, me emrin e Giovanni Malagò që u përmend si mbështetës i kësaj ideje. Megjithatë, ai vetë i hodhi poshtë spekulimet, duke deklaruar se nuk ka pasur kontakte konkrete. Pavarësisht zhurmës së javëve...
Burimi:
top-channel.tv