Milan, Rafael Leao mund të largohet vërtet në qershor; janë 5 klube të interesuara për portugezin

Milan, Rafael Leao mund të largohet vërtet në qershor; janë 5 klube të interesuara për portugezin

Në Itali, prej kohësh po qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të Rafael Leaos nga Milani në merkaton e verës. Tifozët kuqezi tashmë janë të pakënaqur me rendimentin e tij aq sa arritën deri aty sa ta fërshëllejnë në ndeshjen me Udinesen në San Siro. Vetë Milani nuk e ka mohuar kategorikisht një shitje të mundshme të portugezit dhe tashmë duket se është vendosur edhe një çmim për të;  40-50 milionë euro. Por cilat janë klubet e interesuara për Rafael Leaon? Sipas të përditshmes spanjolle AS, janë dy klube që po diskutojnë titullin në La Liga;  Barcelona dhe Real Madrid e kanë shfaqur interesin e tyre, por nuk duhen harruar as Manchester City, Manchester United dhe Liverpool, siç po përflitet në orët e fundit...