Milan pas Allegrit, edhe Iraola mes kandidatëve, por Ibrahimovic preferon dikë tjetër

Milan pas Allegrit, edhe Iraola mes kandidatëve, por Ibrahimovic preferon dikë tjetër

‘Njoftime të tjera në lidhje me emërimet do të komunikohen në momentin që do të përcaktohen me synimin që të kemi një strukturë gati për sezonin e ardhshëm’-kështu mbyllej komunikata e bujshme e Milanit që bëri të ditur shkarkimin e Tares, Furlanit dhe Moncada nga ana e RedBird. Një spastrim që nuk ishte parë më parë, një prelud i një riformimi ende për t’u përcaktuar. Në këtë pikë, njeriu i fortë te Milan është Zlatan Ibrahimovic, por nuk është e sigurt se do të mund të jetë ai që do të zgjedhë trajnerin e ri. Duhen ide të qarta në këtë pikë e sidomos një organigramë e percaktuar mirë, vetëm më pas do të mund të bëhet një programin po kaq e qartë dhe serioze....