Milan pa Champions League, Cardinale ‘zeron’ bordin drejtues, nga Allegri te Tare e Furlani, asnjë nuk shpëton…
Humbja ndaj Cagliarit në javën e fundit të Serie A rezultoi fatale për Milanin që mbeti përfundimisht jashtë zonës Champions dhe kjo pritet të sjellë ndryshime të mëdha në klub. Trajneri Massimiliano Allegri është nën akuzë së bashku me Drejtorin Sportiv Igli Tare dhe pozicionet e të dyve duket se janë tronditur akoma më shumë, ndërkohë që është i sigurt largimi i Giorgo Furlani. Por trajneri Allegri për një gjë ka të drejtë, duhet kthjelltësi. Nëse trajneri livornez do të shkarkohet, diçka që është mëse e mundur, klubit do t’i duhet të gjejë një zëvendësues dhe në këtë pikë lind pyetja; kush do ta zgjedhë atë? Në letër do të jetë Shefi Ekzekutiv i ardhshëm. Dhe këtu lind pyetja tjetër, cila eshtë figura e zgjedhur...
Burimi:
top-channel.tv