Milan-Leao, ‘divorc’ në muajt e verës? Manchester United, me sytë nga Italia

Milan-Leao, ‘divorc’ në muajt e verës? Manchester United, me sytë nga Italia

Duket se ‘historia e dashurisë’ mes Milanit dhe Rafael Leaos po shkon drejt fundit. Edhe në ndeshjen me Atalantën, portugezi është cilësuar si një prej përgjegjësve kryesorë të krizës së skuadrës nga tifozët kuqezinj. Nga tribuna u dëgjuan sërish fërshëllima ndaj tij dhe kjo jo vetëm në momentin që doli nga fusha e lojës me San Siro që vuri në dukje cdo gabim të tij. Në këtë pikë, raportet mes tij dhe tifozerisë bëhen thuajse të pariparueshme; asgjë nuk është e pamundur, por është krijuar ndjesia se si Milani ashtu edhe vetë Leao kanë nevojë të bëjnë një hap të mëtejshëm për të mirën e tyre. Për këtë arsye ne muajt e verës është e mundur që klubi kuqezi të marrë në konsideratë ofertat e...