Milan, Igli Tare: Me Allegrin dhe Furlanin jemi në një linjë për të ardhmen…

Milan, Igli Tare: Me Allegrin dhe Furlanin jemi në një linjë për të ardhmen…

‘Me Massimiliano Allegrin dhe Giorgio Furlanin jemi në sintoni për atë që duhet të bëjmë për sezonin e ardhshëm dhe për atë çfarë i mungon kësaj skuadre’-kështu u shpreh Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare në një intervistë për DAZN përpara ndeshjes me Sassuolon, në lidhje me takimin rreth merkatos të zhvilluar gjatë javës me trajnerin kuqezi. Igli Tare më pas foli më konkretisht për një prej futbollistëve të Sassuolos, Kone të cilin e vlerësoi shumë. ‘Kone? Me siguri është një futbollist që ka bërë një kampionat të shkëlqyer me Sassuolon, ashtu sikurse e gjithë skuadra-tha Tare-është një futbollist që ka karakteristika specifike edhe në nivele të larta, sepse në Francë ka luajtur ndeshje të rëndësishme. Mund të jetë njeriu i merkatos së Sassuolos’ Ndërsa...