Milan, basti me Slot e revanshi i Allegrit, edhe Rabiot e Modric drejt largimit

Milan, basti me Slot e revanshi i Allegrit, edhe Rabiot e Modric drejt largimit

Ide të pakta dhe shumë konfuze; nëse mendohet që në audicionet për trajnerin e ri shfaqet edhe emri i Arne Slot i shkarkuar nga Liverpool pas një vendi të 5 në Premier League me 53 gola të pësuar, nuk është e vështirë të kuptohet se e gjithë kjo e çon Milanin në qendër të një stuhie. Stuhi që ka nisur tashmë me futbollistët. Leao bëri të ditur lamtumirën nga Portugalia, Modric do të thotë ‘mjaft’ pas Botërorit dhe Rabiot duket se po përgatitet për një kalim te Napoli bashkë me Allegrin për të cilin, kuqezinjtë duhet të studiojnë çështjen e dëmshpërblimit. Nxehtësia e qershorit po e shkrin Milanin për të cilin lind dilema; nga duhet të rinisë nëse 3 lojtarët më të mirë i largohen?...