Mbyllet sezoni për Luka Modric, operohet në fytyrë, mesazhi i Milanit: Shërim të shpejtë për Botërorin

Mbyllet sezoni për Luka Modric, operohet në fytyrë, mesazhi i Milanit: Shërim të shpejtë për Botërorin

Massimiliano Allegri merr lajme të këqija nga Luka Modric në këtë fazë finale të kampionatit italian. Ashtu siç komunikohet nga klubi kuqezi, ekzaminimet të cilave iu nënshtrua kroati evidentuan një frakturë në mollëzën e majtë duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Luka Modric u dëmtua pas një goditje me kokë të dhënë në mënyrë të pavullnetshme nga Locatelli që tentoi të gjuante topin dhe u detyrua të lërë fushën e lojës. ‘Milani bën të ditur se gjatë ditës së sotme, Luka Modric iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Klinikën La Madonnina të Milanos. Ky operacion ishte i nevojshmë për trajtimin e një frakture komplekse të kockës së mollëzës së majtë. Operacioni që ishte i suksesshëm, u krye nga ekipi mjekësor i Dr. Luca Autelitano në...