Marotta vendos rekordin me 11 tituj, tashmë edhe në rolin e Presidentit

Marotta vendos rekordin me 11 tituj, tashmë edhe në rolin e Presidentit

Në shkollën e mesme e thërrisnin “Kissinger” për aftësitë e tij negociuese. Historia e suksesit të njeriut që mori në dorë frenat e klubit zikaltër. Miqtë e vjetër rreth stadiumit “Ossola”, gjithmonë krenarë për sukseset e “Beppe-s”, siç e quajnë rëndom në Varese, ku po përgatisin dollinë e radhës. Shoku i tyre i fëmijërisë, ai që grumbullon tituj kampionati radhazi mes Torinos dhe Milanos, sapo ka fituar një tjetër. Giuseppe Marotta, i njohur thjesht si Beppe, ka përsëritur suksesin e tij, një tjetër triumf në kampionat, por këtë herë me përgjegjësinë më të lartë që mund të ketë një klub. Ky kampionat, i njëmbëdhjeti në karrierën e tij, është i pari ndërsa ai mban timonin e klubit si President. Marotta u zgjodh në krye të...