Marco Van Basten nuk kursehet: Pronësitë e huaja janë shkatërrimi i futbollit italian. Milan është shembulli…

Marco Van Basten nuk kursehet: Pronësitë e huaja janë shkatërrimi i futbollit italian. Milan është shembulli…

Marco Van Basten i ka idetë shumë të qarta në lidhje me krizën e futbollit italian. Legjenda holandeze në një intervistë për median italiane në prezantimin e librit të tij të ri ’50 ndeshje, emocione pafund, Milani’, nuk u kursye aspak me kritikat e tij duke përfshirë edhe pronësitë aktuale të Milanit dhe Interit. Sipas ish qendërsulmuesit kuqezi, janë pikërisht pronësitë e huaja pengesa kryesore për rilindjen e Serie A. ‘Aktualisht ka shumë pronarë të huaj në Itali që nuk kanë të bëjnë fare me historinë e klubeve dhe as nuk janë të interesuara për të. Është për të ardhur keq. Do të ishte shumë e rëndësishme që futbolli italian të kthehej në duart e italianëve në mënyrë që të kthehen në majën e Evropës’-tha...