Manovrat e Juventusit, shfaqet emri i David Alabës, bardhezinjve iu ofrohet mbrojtësi i Realit të Madridit

Manovrat e Juventusit, shfaqet emri i David Alabës, bardhezinjve iu ofrohet mbrojtësi i Realit të Madridit

Në ditët e kaluara drejtuesit e Juventusit zhvilluan një takim me Pini Zahavin, agjentin e Robert Lewandowskit që pëlqehet si nga bardhezinjtë ashtu edhe nga Milani. Por gjatë bisedimeve për polakun u përmend në mënyrë surprizë edhe një emër, edhe ky një klient i agjentit izraelit; klubit torinez iu ofrua David Alaba. Profili i futbollistit ngjalli interes te drejtuesit e Zonjës së Vjetër që në merkaton e ardhshme, me kërkesë edhe të Spallettit do të kërkojë futbollistë me eksperiencë. Austriaku thuajse 34 vjeçar, pas 12 vitesh te Bayerni i Mynihut në 2021 u transferua te Reali i Madridit, ku pas dy sezoneve të para nuk ka pasur më fat kryesisht për shkak të problemebve fizike, ndërkohë që në qershor i skadon kontrata me Los Blancos...