Luftë verbale në Milano, Marotta nuk përmbahet: “Nuk është koha për debate, por ja çfarë i kujtoj Milanit!”
Giuseppe Marotta ka folur përpara sfidës Inter-Verona, duke e nisur deklaratën e tij me një kundërpërgjigje ndaj Gerry Cardinale-s (pronarit të Milanit), i cili gjatë javës kishte sjellë sërish në vëmendje humbjen e thellë 0-5 kundër Paris Saint-Germain. “Në xhep kam dy përgjigje: një ironike dhe një serioze. Po përdorim atë seriozen, pasi nuk është momenti për t’u grindur. Them vetëm se i uroj Cardinale-s të qëndrojë në majat e Milanit dhe të bëjë një rrugëtim të ngjashëm me tonin në gjashtë vitet e fundit, me 9 trofe të fituar, plus 2 finale të Champions League dhe një finale të Europa League të arritura. Besoj se ky është një palmares që nuk mund të harrohet”. Më pas, kur u pyet për përgjigjen ironike, ai shtoi:...
Burimi:
top-channel.tv