“Luftë gjelash” te Milani, Tare pritet të jetë i sakrifikuari. Një tjetër drejtor shqiptar në preferencat e “RedBird”
Në këtë fund sezoni, mes frikës për daljen nga zona Champions në kampionat, te Milani është krijuar një “luftë gjelash”. Drejtorët mundohen t’i ngarkojnë fajin njëri-tjetrit mbi dështimet e sezonit dhe shanset më të mëdha janë që i sakrifikuari të jetë Igli Tare, që pë ironi konsiderohet më pak “mëkatari”. Gazetari Gianluca di Marzio shkon edhe më tej, duke raportuar se një tjetër drejtor i njohur shqiptar mund t’i zërë vendin. Bëhet fjalë për drejtorin aktual sportiv të Toulousë në Francë, Viktor Bezhani. Bezhani ka bërë emër për veten me punën e tij të shkëlqyer në zhvillimin e talenteve. Nën drejtimin e tij, klubi francez është përqendruar në talente interesante, të cilët më pas i kanë shitur për shuma të konsiderueshme. Për shembull, në verën...
Burimi:
top-channel.tv