Lecce qëndron në Serie A, Ramadani: Emocione speciale. Kjo tokë më kujton Shqipërinë

Lecce qëndron në Serie A, Ramadani: Emocione speciale. Kjo tokë më kujton Shqipërinë

Lecce arriti të sigurojë qëndrimin në Serie A edhe për këtë sezon pas një sezoni të vështirë ku iu desh të luftojë shumë. Skuadra salentine në ndeshjen e fundit mundi Genoan për të festuar mbijetesën e 4-t radhazi dhe ky sukses u komentua edhe nga mesfushori i kombëtares shqiptare që është pjesë e Lecces, Ylber Ramadani ‘Në këtë sezon kemi përjetuar emocione speciale-tha Ramadani teksa komentoi arritjen e objektivit për të qëndruar në elitën e futbollit italiane-edhe djemtë që nuk luajtën ishin aty. E merituam të jemi këtu. Nuk dëgjuam asgjë rreth ndeshjes tjetër. E kam thënë se nuk bëmë një shëtitje, kemi zhvilluar ndeshje të mëdha. Pas golit? Unë e dija, kam eksperiencën e vitit të kaluar dhe viteve të tjerë. Donim të mbanim...