Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë ndaj Pisas dhe bën “lëmsh” fundin e renditjes

Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë ndaj Pisas dhe bën “lëmsh” fundin e renditjes

Lecce ka arritur një fitore të madhe në transfertë ndaj Pisa-s në ‘Cetilar Arena’, duke ndikuar drejtpërdrejt në fatin e dy skuadrave rivale për mbijetesë dhe duke i dërguar Pizën dhe Veronën në Serinë B. Ndeshja u mbyll pa gola në pjesën e parë, por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Lecce goditi me kundërsulme të shpejta dhe efikase, duke shfrytëzuar gabimet e vendasve. Goli i parë erdhi në minutën e 52-të, kur Lameck Banda finalizoi një aksion të shpejtë të nisur nga Ylber Ramadani dhe i zhvilluar nga Walid Cheddira. Reagimi i Pizës ishte i menjëhershëm, me Mehdi Leris që barazoi në minutën e 56-të me një goditje spektakolare nga ajri për 1-1. Megjithatë, Lecce nuk u ndal. Në minutën e 65-të, një tjetër kundërsulm i shpejtë,...