Lamtumira e Pedros: Lazio erdhi në momentin e duhur, do mbetet gjithnjë në zemrën time
Lazio po përjeton një moment lamtumirash. Pas Elseid Hysaj, i erdhi radha Pedro Rodriguez të përshëndetet për herë të fundit me tifozët bardhekaltër, ndërkohë që këtë të mërkurë u zyrtarizua edhe mbyllja e bashkëpunimit mes klubit roman dhe trajnerit Maurizio Sarri. Pedro Rodriguez përmes kanaleve zyrtare të Lazios, falënderoi klubin bardhekaltër për mundësinë që i dha. ‘Të kesh mundësinë të jetosh këtu dhe të luash me Lazon ishte diçka e mrekullueshme, do të mbetet në zemrën time-theksonte Pedro-më vjen keq që nuk pata mundësinë të bëj diçka më shumë, por largohem i kënaqur sepse dhashë gjithçka. Lazio për mua ishte një mundësi. Jam shumë i lumtur që e gjeta këtë skuadër, erdhi në momentin e duhur dhe do ta mbaj gjithmonë në zemrën time’ Më...
Burimi:
top-channel.tv