Kupa e Italisë/ Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën

Kupa e Italisë/ Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën

Një mbrëmje e pafundme në “Gewiss Stadium” ka prodhuar finalistin e dytë të Kupës së Italisë, ku Lazio ka arritur të mposhtë Atalantën pas një maratone që u zgjidh vetëm nga pika e bardhë e penalltive. Pas barazimit 2-2 në aktin e parë në Romë, edhe ndeshja e kthimit në Bergamo konfirmoi ekuilibrin total mes dy skuadrave, duke u mbyllur në barazim 1-1 brenda 90 minutave të rregullta. Sfida nisi më mirë për kryeqytetasit, të cilët kaluan të parët në avantazh, por festa e bardhekaltërve zgjati pak sekonda, pasi Atalanta reagoi rrufeshëm duke barazuar shifrat dhe duke ndezur atmosferën në shkallët e stadiumit. Tensioni arriti kulmin në 30 minutat e shtesës, kur bergamaskët gjetën rrugën e rrjetës për atë që dukej si goli i kualifikimit,...