Kaosi te Milani/ Igli Tare pritet të largohet pas vetëm një viti, pronari i kuqezinjve mbledhje urgjente

Kaosi te Milani/ Igli Tare pritet të largohet pas vetëm një viti, pronari i kuqezinjve mbledhje urgjente

Pas humbjes së shansit për të fituar Scudetton dhe rrezikut të humbjes së një vendi në Ligën e Kampionëve, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, po planifikon ndryshime të mëdha në strukturën e klubit. Tashmë është pranë konfirmimit se drejtori sportiv Igli Tare do të largohet, ndërsa Tony D’Amico nga Atalanta është emri i mundshëm për ta zëvendësuar. Sipas raportimeve, Cardinale ka zhvilluar të enjten një takim në Londër me CEO-n Giorgio Furlani, këshilltarin e tij Zlatan Ibrahimovic, anëtarin e bordit Massimo Calvelli dhe drejtoreshën e markës Francesca Montini, duke shqyrtuar opsionet për riorganizimin e klubit. Burime pranë klubit tregojnë se pozicioni i Furlanit po vlerësohet gjithashtu, ndërsa Calvelli mund të marrë një rol udhëheqës në administratën e Rossonerëve. Edhe roli i Zlatan Ibrahimovic pritet të...