Kaos në funeralin e bashkëshortes së Luciano Moggi, një person godet me grusht priftin që drejtonte ceremoninë mortore

Kaos në funeralin e bashkëshortes së Luciano Moggi, një person godet me grusht priftin që drejtonte ceremoninë mortore

Tre persona mbetën të plagosur dhe një burrë u ndalua nga karabinierët pas një incidenti të ndodhur të mërkurën në Monticiano, në provincën e Sienës në Itali, pak para funeralit të Giovanna Regolit, bashkëshortes së ish-drejtuesit të futbollit italian Luciano Moggi. Sipas mediave italiane, një shtetas i huaj ka humbur kontrollin dhe ka sulmuar fillimisht don Paolo Casagrande, priftin që do të drejtonte ceremoninë pas funeralit. Më pas ai ka goditur edhe komandantin e stacionit lokal të karabinierëve si dhe një qytetar tjetër që ndërhynë për ta neutralizuar. Autori i sulmit arriti fillimisht të largohej duke përfituar nga rrëmuja dhe numri i madh i njerëzve të pranishëm, por më vonë u identifikua dhe u shoqërua në komisariat nga karabinierët. Tre të plagosurit morën ndihmën e...