Juventus, Yildiz sfidon presionin: Duam vendin e dytë, skuadra është e karikuar për fundin e sezonit
Nuk është vetëm çështje fanele, edhe pse është e re dhe gati për të nisur një cikël të ri. Për Kenan Yildiz, eventi në Juventus Store ishte mundësia për të konfirmuar se skuadra nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas në këtë fazë të sezonit. Pavarësisht peshës së pritshmërive, futbollisti turk shfaqi një qetësi tipike të atij që e di së fatin e ka në duart e tij. ‘E ndjejmë presionin nga njerëzit, por ne jemi të qetë sepse kemi 2 ndeshje të rëndësishme-tha Yildiz-ne sidoqoftë do të bëjmë punën tonë me trajnerin’ Edhe pse ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë, Yildiz nuk kërkon alibi, përkundrazi. ‘Ishte një sezon shumë i gjatë dhe i vështirë, por nuk ka përfunduar, tani po punojmë fort,...
Burimi:
top-channel.tv