Juventus, Spalletti: Do të flas me John Elkann, do të jetë një analizë për veten time

Juventus, Spalletti: Do të flas me John Elkann, do të jetë një analizë për veten time

Juventus pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Fiorentinës duke i komplikuar shumë gjërat për kualifikimin në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Trajneri i Zonjës së Vjetër, Luciano Spalletti foli pas përfundimit të ndeshjes duke marrë përsipër përgjegjësinë për lojën e dobët të skuadrës së tij në këtë përballje. ‘Humba ndeshjen e jetës? Ka të tjera gjëra të rëndësishme në jetë. Këto janë ndeshje futbolli. Është e qartë se ky ishte një rezultat shumë i shëmtuar. Them vetëm se djemtë patën një rritje të rëndësishme dhe është e nevojshme që të mbahet një nivel personaliteti që kërkon këtë nivel sfide dhe rëndësi-tha Spalletti-nëse nuk je në gjendje të shprehësh nivelin që ke, duhet të vë në diskutim në radhë të parë veten...