Ish-trajneri kuqezi analizon futbollin italian: Kemi ende trajnerë që kënaqen të fitojnë 1-0…

Ish-trajneri kuqezi analizon futbollin italian: Kemi ende trajnerë që kënaqen të fitojnë 1-0…

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka bërë një analizë interesante mbi ndryshimet mes futbollit modern dhe atij italian, duke marrë si shembull spektaklin mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, i mbyllur me rezultatin e çmendur 5-4. Në një intervistë për “Radio TuttoNapoli”, De Biasi theksoi se gjithçka lidhet me mentalitetin: “Nëse je kursimtar, luan për të shënuar një gol dhe për të mos pësuar. Por nëse ke një tjetër qasje dhe investon në lojë sulmuese, edhe duke marrë rreziqe, krijon emocione që e bëjnë futbollin të bukur. Janë dy skuadra që kërkojnë gjithmonë ndërtimin dhe finalizimin, duke menduar më pak për mbrojtjen”. Duke kaluar te realiteti i Serie A, ai nuk i kurseu kritikat: “Është pjesë e mentalitetit tonë, ka ende trajnerë që...