Inter, ndizen sirenat e alarmit për rinovimet, Bisseck dhe Carlos Augusto refuzojnë ofertat

Inter, ndizen sirenat e alarmit për rinovimet, Bisseck dhe Carlos Augusto refuzojnë ofertat

Te Interi ndizen sirenat e alarmit në procesin e rinovimit të kontratave. Nëse për Cristian Chivu nuk pati asnjë problem në arritjen e marrëveshjes deri në vitin 2029, krejt e kundërta ndodh me dy futbollistë zikaltër; Yann Bisseck dhe Carlos Augusto. Kontrata e tyre skadon në 2028 dhe pavarësisht vullnetit të klubit kampion të Italisë për ta zgjatur atë, nuk është arritur në një akord me ta. Arsyeja? Për çështje ekonomike, por ndoshta jo vetëm ato. Për pozicionin e Carlos Augusto flitet prej kohësh; braziliani pas 2 vitesh si lojtar rezervë, do të donte të luante më rregullisht. Dhe nuk është diçka e vogël duke qenë se Carlos Augusto ka si konkurrentë dy shtylla të skuadrës së Interit si Federico Dimarco dhe Alessandro Bastoni. Transferimi...