Inter i çmendur, e përmbys Como-n edhe në Kupën e Italisë, pret biletën për në finale
Një Inter i çmendur u pa në San Siro në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Comos. Skuadra zikaltër realizoi një tjetër përmbysje në rezultat ndaj skuadrës së Cesc Fabregas duke e mundur 3-2 për të prerë biletën për në finale. Ashtu sikurse edhe në ndeshjen e përpara disa ditëve në kampionat, Como arriti të marrë avantazhin e dyfishtë përballë zikaltërve. Në minutën e 32 Baturina zhbllokoi sfidën teksa i dha kryesimin 1-0 skuadrës së Comos, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 48, Da Cunha shënoi edhe golin e dytë për të besuarit e Fabregas. U duk se kjo ndeshje këtë radhë po shkonte sipas planeve të Comos, por Interi nuk ishte dakord, pasi në minutën e 70,...
Burimi:
top-channel.tv