Inter, gati rinovimi me trajnerin Chivu deri në 2028, më pas plani i merkatos me 3 goditje të rëndësishme

Inter, gati rinovimi me trajnerin Chivu deri në 2028, më pas plani i merkatos me 3 goditje të rëndësishme

Në ditët e ardhshme Cristian Chivu do të nënshkruajë kontratën e re me Interin deri në vitin 2028 duke respektuar në këtë mënyrë, ritualet e klubit zikaltër dhe Beppe Marottës që nuk dëshiron të nisë një sezon me një trajner me kontratë drejt skadencës. Që të dy i kanë fituar bastet e tyre duke i tejkaluar shumë parashikimet. Askush nuk e mendonte se Chivu do të fitonte menjëherë dopietë trofesh, Kampionat dhe Kupë, gjë që e kishte arritur vetëm Mourinho në historinë e klubit. Për këtë arsye Chivu do të përfitojë më shumë duke nisur nga 1 korriku; paga e tij shumë shpejt do të rritet nga 2 në 3 milionë euro plus bonuset duke konfirmuar synimin e përbashkët për të hapur një cikël të...