Inter, e ardhmja e Dumfries vihet sërish në dyshim, Liverpool e vë përsëri në shënjestër, por edhe Barcelona është aty pranë
E ardhmja e Denzel Dumfries diskutohet sërish. Liverpool që e kishte kërkuar edhe në merkaton e janarit e ka vënë sërish në shënjestër, futbollistin e Interit. Skuadra e The Reds do të bëjnë disa ndryshime në skuadër pas sezonit zhgënjyer që u mbyll me vendin e pestë në Premier League nisën të marrin sërish informacione për holandezin. Kushtet janë të qarta prej kohësh; për të blerë kartonin e tij duhet paguar shifra prej 25 milionë eurosh që parashikohet nga klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij. Një shifër kjo shumë e ulët për një futbollist që i kthyer në shkurt pas një dëmtimi të gjatë, shënoi një dygolësh vendimtar në fitoren 4-3 ndaj Comos në një sukses të rëndësishëm për titullin kampion Por Liverpool nuk...
Burimi:
top-channel.tv