Inter, Dumfries: Nuk do të shkëmbeja titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë me mundësinë për të rikuajtur finalen me PSG. Për të ardhmen vendos pas Botërorit
Interi pas zhgënjimit të madh të sezonit të kaluar, këtë sezon arriti të fitojë 2 trofe, titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë. Një sukses ky mëse i merituar për zikaltrit që ditën të ringrihen sidomos pas asaj disfate me Paris Saint Germainin në finalen e Ligës së Kampioneve. Për Denzel Dumfries këto dy triumfe kanë shumë peshë dhe nuk do t’i shkëmbente kurrë me mundësinë për të riluajtur atë finale me parizienët. ‘Nëse do të më thonin ‘më jep titullin e Serie A dhe Kupës së Italisë e të bëj të riluash finalen e Ligës së Kampioneve të vitit të kaluar’? Nuk do të pranoja-tha Dumfries në një intervistë për ‘Libero’-viti i kaluar u mbyll keq, por ne dhamë gjithçka. Mënyra më e...
Burimi:
top-channel.tv