Inter dhe titulli i 21 kampion; datat kur mund të jetë festa zikaltër

Inter dhe titulli i 21 kampion; datat kur mund të jetë festa zikaltër

Titulli i 21 kampion i Interit nuk do të vijë të dielën e 26 prillit; fitorja e Napolit ndaj Cremoneses në fakt e shtyn festën zikaltër me të paktën 1 javë. Edhe nëse fiton ndaj Torinos, skuadra e Chivu do të duhet të presë javën e 34 për të kuptuar nëse do të fitojë matematikisht kampionatin italian të sezonit 2025/26. Kur mund ta fitojë titullin Interi? Pavarësisht nga ajo që do të bëjnë Napoli dhe Milani(që nëse mposht Juventusin do të kthehet në vendin e dytë, Interit i duhen 4 pikë deri në fund të kampionatit. Pra me një fitore të dielën ndaj Torinos, do të mjaftonte një barazim në ndeshjen ndaj Parmës të djelën e ardhshme ose anasjelltas. Por kombinimet shtohen duke qenë se...