Igli Tare: “E ardhmja ime? Askush nuk më ka thënë asgjë. Tifozët meritojnë një ekip tjetër”

Igli Tare: “E ardhmja ime? Askush nuk më ka thënë asgjë. Tifozët meritojnë një ekip tjetër”

Drejtori sportiv, Igli Tare, foli për DAZN pas ndeshjes kundër Atalantës, pas një mbrëmjeje të tmerrshme për kuqezinjtë: “Duke parë ndeshjet e fundit, na ka munguar përqendrimi i duhur; nuk ka kuptim ta fshehim. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona, pasi tifozët me siguri meritojnë një ekip tjetër. E vetmja gjë e mirë, tani për tani, është se ende e kemi fatin në duart tona. Duhet të analizojmë me kujdes atë që ndodhi sonte dhe atë që ka ndodhur gjatë gjashtë apo shtatë javëve të fundit, në mënyrë që të riorganizohemi për të arritur objektivin e rëndësishëm: kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Kemi pasur dhjetë muaj pozitivë, ndaj nuk duhet t’i shpërdorojmë tani. E ardhmja ime? Askush nuk më ka thënë asgjë… Tani është...