“I rraskapitur dhe i zhgënjyer”/ Largimi i Modric nga Milani është i pashmangshëm, kroati drejt rikthimit te… Reali
Fundi i aventurës së Luka Modric te Milani duket tashmë i pashmangshëm. Mesfushori kroat, një nga figurat më ikonike të futbollit europian, pritet t’i japë lamtumirën kuqezinjve pas një sezoni dramatik që përfundoi me zhgënjim të madh për klubin italian. Pamja e fundit e Modric me fanellën kuqezi ishte ajo e një kampioni të rraskapitur dhe të zhgënjyer. Me fytyrën e mbuluar nga një maskë mbrojtëse pas dëmtimit në mollëz të pësuar ndaj Juventusit, kroati u pa i heshtur dhe i tronditur pas humbjes ndaj Cagliarit në javën e fundit të sezonit, një rezultat që i kushtoi Milanit vendin në Ligën e Kampionëve dhe e zbriti ekipin në Europa League. Rënia dramatike në fund të kampionatit solli pasoja të menjëhershme në klub, me revolucion të...
Burimi:
top-channel.tv