I kontestuar, por ende në qendër të Milanit; Furlani kërkon D’Amico si Drejtor sportiv dhe ne të mund të vijë dhe Italiano

I kontestuar, por ende në qendër të Milanit; Furlani kërkon D’Amico si Drejtor sportiv dhe ne të mund të vijë dhe Italiano

Një vit pas kontestimit kundër administratës RedBird, historia te Milani përsëritet. Këtë herë, në shënjestër është vënë pikërisht Shefi Ekzekutiv Giorgio Furlani që prej ditësh po kritikohet në rrjetet sociale nga tifozët kuqezi. Në ndeshjen ndaj Atalantës në San Siro, një ndeshje thelbësore për kualifikimin në Ligën e Kampioneve priten parrulla dhe kore kundër Shefit Ezkekutiv aktual të Milanit përpara ndeshjes.  Gjatë 90 minutave të ndeshjes skuadra do të mbështetet, e kundërta e asaj që ndodhi përpara një viti në ndeshjen me Monzan kur Sektori Jugor u la praktikisht bosh me parrullën ‘Shkoni në shtëpi?. Pra, tifozët kuqezi nuk janë aspak të kënaqur me menaxhimin aktual të skuadrës dhe humori i tyre u përkeqësua pas fitores së titullit të 21 nga ana e Interit. Kualifikimi...