Hetimet për eskortat, tarifa deri në 10 mijë euro për një tavolinë, 50% e të ardhurave i shkonin organizatës
Nga dokumentat e Prokurorisë së Milanos që heton për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërtohet sistemi që menaxhonte eskortat dhe vajzat imazh për të kaluar netë me disa futbollistë. Shitja e paketave iu ofronte klientëve të pasur disa mundësi zgjedhjeje. Në fillim lokalin, më pas tavolinën dhe vajzat. Çdo gje do të kishte padyshim çmime të ndryshme. Bashkëpunëtorët e ciftit Buttini-Ronchi që janë në qendër të hetimeve nga prokuroria e Milanos janë marrë me menaxhimin e raporteve me klientët, futbollistë me famë ndërkombëtare, por edhe persona të famshëm dhe sipërmarrës. Pra, kishin detyrën për të menaxhuar gjithçka që nga spostimet te furnizimet e klientëve me gjithçka dëshironin, përfshirë këtu edhe drogën e të qeshurës. Siç lexohet edhe në dokumenta: ‘Jemi te Duca, te Me Milan, na...
Burimi:
top-channel.tv