E diela e “zjarrit” në Serie A, skenarët e çmendur të javës së fundit, kush shkon në Champions?

E diela e “zjarrit” në Serie A, skenarët e çmendur të javës së fundit, kush shkon në Champions?

Java e 37-të dhe e parafundit e Serie A ka sjellë rezultate që kanë trazuar ndjeshëm tabelën e klasifikimit, duke ndryshuar ekuilibrat në garën jetike për kualifikimin në kompeticionet europiane. Çfarë ndodhi në këtë javë? Befasia më e madhe e kësaj xhiroje erdhi nga Torino. Në “Allianz Stadium”, Juventusi pësoi një humbje shokuese në shtëpi nga Fiorentina me rezultatin 0-2. Kjo disfatë e ka zbritur “Zonjën e Vjetër” në vendin e gjashtë të tabelës, duke ia komplikuar jashtëzakonisht shumë rrugëtimin drejt Champions League. Nga ana tjetër, Roma dhe Como kanë arritur të ruajnë pozitat e tyre dhe tani qëndrojnë mbi bardhezinjtë, pavarësisht se të tria skuadrat ndajnë të njëjtën kuotë prej 68 pikësh. Ndarja mes tyre në këtë moment bëhet vetëm përmes diferencës së golave...