E ardhmja e Jose Mourinhos: Besoj se Reali i Madridit do të kontaktojë me mua javën e ardhshme
Benfica e mbylli kampionatin portugez me fitoren 3-1 ndaj Estorilit dhe pa asnjë humbje, por pa mundur të fitojë titullin e sidomos pa mundur të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Kohët e fundit emri i trajnerit luzitan është lakuar shumë për kthimin e tij te Reali i Madridit dhe ai foli sërish për këtë çështje në konferencën për shtyp pas ndeshjes teksa u pyet nëse do të qëndrojë apo jo të Benfica. ‘Nuk e di nëse do të qëndroj, kur ta di do ta them. Po, ekziston mundësia për të vazhduar. Synimi im është të shoh atë çfarë kam javën e ardhshme-tha Mourinho-sigurisht e kam një ofertë rinovimi nga Benfica, që e vlerësoj shumë siç bëra me mundësinë që më dhanë...
Burimi:
top-channel.tv