Disfatë e papritur për Milanin nga Sassuolo, “dridhen” pozitat e kuqezinjve për Champions

Disfatë e papritur për Milanin nga Sassuolo, “dridhen” pozitat e kuqezinjve për Champions

Sassuolo konfirmohet si “makthi” i Milanit në javën e 35-të të Serie A. Skuadra emiliane triumfoi 2-0 në “Mapei Stadium”, duke i shkaktuar një tjetër humbje të rëndë kuqezinjve. Ndeshja nisi menjëherë me gol për vendasit, teksa pas vetëm 5 minutash Domenico Berardi realizoi me një goditje të saktë me të majtën, pas asistit të Laurienté. Milani u duk i çorientuar në fushë dhe portieri Maignan u detyrua të ndërhyjë me një pritje vendimtare ndaj Nzola për të shmangur golin e dytë. Reagimi i kuqezinjve erdhi me një tentativë nga Leao, por në minutën e 24-të erdhi momenti që ndikoi ndjeshëm në fatin e takimit: Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Milanin me 10 lojtarë. Sassuolo administroi avantazhin dhe në...