Detaje të reja nga hetimet për eskortat; futbollistët, në zona private me shishe vere prej 20 mijë eurosh
Dalin detaje të reja nga hetimet për eskortat që së bashku me ato për botën arbitrare kane tronditur futbollin italian dhe këto detaje i sjell e përditshmja milaneze ‘La Repubblica’. Në qendër të hetimeve është një agjenci eventesh në Milano, administratorët e së cilës janë në arrest shtëpie me akuzën e shfrytëzimit dhe favorizimin e prostitucionit si dhe për bashkëpunim në krim. Sipas Prokurorisë së Milanos, janë të paktën 70 futbollistë profesionistë që kanë marrë pjesë në mbrëmjet e organizuara nga kjo agjenci. ‘La Repubblica’ flet për privè me shishe vere me vlerë 20 mijë euro. Sidoqoftë asnjë prej futbollistëve nuk është nën hetim për momentin. Mbrëmjet parashikonin një paketë që përfshinte lokalet e luksit në jetën e natës milaneze, eskorta dhe në disa raste...
Burimi:
top-channel.tv