De Laurentiis i sulmon të gjithë: Luftoj me një kryetar bashkie juventin, qeveria nuk do t’ia dijë  për futbollin

De Laurentiis i sulmon të gjithë: Luftoj me një kryetar bashkie juventin, qeveria nuk do t’ia dijë për futbollin

Aurelio De Laurentiis nuk kursehet aspak në sulmet ndaj institucioneve të futbollit dhe jo vetëm. Presidenti i Napolit ishte bashkë me Antonio Conten në konferencën e lamtumirës së trajnerit salentin duke mos kursyer askënd nga autoritetet me sulmet e tij ‘Është e qartë se kampionati italian nuk ka një cilësi kaq të lartë-tha De Laurentiis-është komplikuar edhe nga një klasë arbitrare dhe nga agjentë që duan të thonë gjithnjë fjalën e tyre. Nuk kuptohet se përse qeveria nuk vendos një tapë. Pastaj ndërhyn edhe Ministri i Sporteve që bën rrëmujë për sektorët e të rinjve. Ashtu sikurse dhe Ministri i Ekonomisë që në tryezën e tij të punës ka fanelën e Southampton; s’i bëhet vonë për futbollin italian, Unë gjithnjë e kam pyetur veten; po...