De Bruyne i betohet për dashuri Napolit, belgu gati të qëndrojë në skuadër edhe pa Conten
Kevin De Bruyne këtë sezon te Napoli ishte pak më shumë se një mirazh. Belgu nuk pati kohë që të përshtatet me futbollin italian dhe skemat e Antonio Contes pasi u detyrua t’i dorëzohet një dëmtimi në bicepsin femoral në kofshën e djathtë të pësuar pas ekzekutimit të një penalltie në ndeshjen me Interin në Maradona Stadium. Ishte në 25 tetor, nga ai moment belgu qëndroi jashtë fushave të lojës për rreth 5 muaj duke humbur 28 ndeshje. Në fillim të muajit mars De Bruyne u kthye në dispozicion të skuadrës dhe Napoli ndryshoi marsh; 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit përpara frenimit në ndeshjen me Parmën që i shoi pak shpresat për përmbysje në garën për titullin në Serie A. Por De Bruyne...
Burimi:
top-channel.tv