Como, Fabregas: Grosso dha një superleksion…ne as në 10% të forcës sonë
Como këtë të premte u dorëzua në sfidën ndaj Sassuolos teksa pësoi humbjen e dytë radhazi dhe nga kjo mund të përfitojnë Juventusi dhe Roma që janë në garë për vendin e katërt të Serie A. Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, nuk u fsheh dhe pranoi superioritetin e kundërshtarëve. ‘Kur humbet gjithnjë kërkohet alibi-tha Fabregas- i kërkojmë ndjesë tifozëve dhe i bëjmë komplimenta Sassuolos. Sot trajneri i saj dha një superleksion. Ne nuk ishim të kthjellët, topi ishte i ngadaltë dhe Laurentie shumë i vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Tani të shohim ndeshjen tjetër. Ky nuk është Sassuolo normal që mbrohet gjithë ndeshjen për të të masakruar më pas në kundërsulm, siç kanë bërë. Kishte një densitet të madh lojtarësh, u përpoqëm në çdo...
Burimi:
top-channel.tv