Claudio Ranieri largohet nga Roma, çfarë do të ndodhë me Gasperinin? Skenarët e mundshëm…

Claudio Ranieri largohet nga Roma, çfarë do të ndodhë me Gasperinin? Skenarët e mundshëm…

Me Claudio Ranierin që është shumë pranë lamtumirës nga Roma, vjen spontane pyetja; çfarë do të ndodhë me Gian Piero Gasperinin dhe Ricky Massara. E nisim nga trajneri, që erdhi në kryeqytetin italian në qershor dhe që synonte kualifikimin për në Ligën e Kampioneve pas një starti të shkëlqyer të sezonit. Duke parë faktet, është e qartë se e fitoi ai duelin politik me Ranierin, por nuk është aspak e sigurt se ai do të vazhdojë që të qëndrojë në pankinën e Romës. Konfirmimi përfundimtar do të mund të vijë vetëm në fund të sezonit kur Friedkin do të marrin vendimin duke parë edhe rezultatet në fushën e lojës. Për më tepër duke parë nga e kaluara dhe mënyrën e të vepruarit të amerikanëve nuk...