Çfarë po ndodh te Milani? Lojtarët mbyllen në Milanello, Allegri zbulon prapaskenën: “E kërkuan vetë!”
Fjalët e trajnerit të Milanit në prag të ndeshjes në San Siro që vlen një vend në kompeticionin më të rëndësishëm evropian. “Ritmi i vitit 2026 ka qenë tragjik. Në fushën tonë, në tre ndeshjet e fundit kemi marrë vetëm një pikë. Këto janë shifrat. Nesër është ndeshja e fundit e sezonit dhe sot është konferenca ime e fundit për shtyp. Ju falënderoj që më keni toleruar — edhe kemi qeshur së bashku, gjë që është ndër gjërat më të rëndësishme. Nesër objektivi është i arritshëm, duhet ta rrëmbejmë. Përndryshe, mbrëmja e nesërme nuk do të jetë e bukur. Do ta përballim Cagliari-n me respekt të madh. Ata kanë një trajner të ri, Pisacane-n, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Kanë zhvilluar një...
Burimi:
top-channel.tv