Beteja për Ligën e Kampionëve në Serie A, Milani rrezikon parakalimin nga Roma, Juventusi surprizon në vendin e tretë

Beteja për Ligën e Kampionëve në Serie A, Milani rrezikon parakalimin nga Roma, Juventusi surprizon në vendin e tretë

Që pas fitores në derbin e marsit, “Kuqezinjtë” kanë pasur një ecuri prej skuadre që lufton për mbijetesë, ndërsa verdhekuqtë kanë treguar se janë më shumë se kurrë në garë. Tetëdhjetë e shtatë minutat e pakuptimta kundër Atalantës kërcënojnë t’i kushtojnë shtrenjtë Milanit. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm është tashmë një objektiv që duhet djersitur fort, ndonëse vetëm dy muaj më parë dukej i sigurt, madje pothuajse i padiskutueshëm. Milani aktualisht mban vendin e katërt, me pikë të barabarta me Romën, e cila tre orë përpara ndeshjes së tyre tregoi se është mjaft e gjallë, duke përmbysur një sfidë në dukje të humbur në Parma. Renditja aktuale kryesohet nga Napoli me 70 pikë (me një ndeshje më pak), i ndjekur nga...