Beteja e humbur me kancerin e 8-vjeçares, Inzaghi përlot Italinë: Ishte një luftëtare, do luajmë për të
Trajneri i Palermos, Filippo Inzaghi, ka dalë me një deklaratë rrëqethëse në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të fazës Play-off në Serie B kundër Catanzaros. Mes dhimbjes për humbjen e një tifozeje të vogël dhe synimit të madh sportiv, tekniku italian ka karikuar ambientin si kurrë më parë. “E dimë që kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe po kalojmë një moment mjaft të mirë në këtë fazë Play-off. Nuk duam të kemi asnjë peng. Këto kanë qenë ditë të çuditshme dhe shumë të trishta për ne,” u shpreh Inzaghi në konferencën për shtyp përpara sfidës që do të luhet në stadiumin “Ceravolo”. Fjalët e tij ishin një dedikim prekës për Alessia La Rosa-n, vajzën 8-vjeçare, tifoze e zjarrtë e Palermos, e cila humbi jetën...
Burimi:
top-channel.tv