‘Arbitropoli’, Gervasoni merret në pyetje edhe audio VAR e kontaktit Bisseck-Ndicka nën hetim
‘U vura në dispozicion të drejtësisë dhe tani qëndroj në pritje. Dhashë të gjithë përgjigjet që duhej. Luftë mes arbitrave? Nuk iu përgjigjem këtyre gjërave-këto ishin fjalët e para të Andrea Gervasonit të thëna për median pas seancës së marrjes në pyetje nga prokurori Ascione për çështjen Rocchi, një seancë që zgjati mbi 4 orë. Po kështu në dalje nga kazerma e Guardia Di Finanza foli edhe avokati i Gervasonit, Michele Ducci që dha disa indicie për temat dhe pyetjet e hetuesve gjatë seancës së marrjes në pyetje ‘Folëm për Salernitana-Modena, asgjë tjetër-tha Ducci-por e bëmë të qartë se Gervasoni ishte në një tjetër ndërtesë, po ndiqte Serie A dhe jo Serie B’. Gervasoni është akuzuar për presion ndaj arbitrit VAR, Luigi Nasca në atë...
Burimi:
top-channel.tv