“70 birra dhe dy paketa cigare në ditë, nisa pijen që 13 vjeç”/ Ish-mbrojtësi i Romës rrëfen momentin e errët: Kur shkova për herë të parë në kishë…

“70 birra dhe dy paketa cigare në ditë, nisa pijen që 13 vjeç”/ Ish-mbrojtësi i Romës rrëfen momentin e errët: Kur shkova për herë të parë në kishë…

Ish-mbrojtësi brazilian Cicinho ka folur hapur për periudhën më të errët të jetës së tij, kur futbolli ishte vetëm një ‘mjet’ për të pirë. Në një intervistë të gjatë, ai tregon se filloi të pinte birrë në moshën 13 vjeç dhe vazhdoi deri në moshën 32-vjeçare, duke shijuar çdo sukses sportiv me një dozë të madhe alkooli. “Sa më shumë që plakesha dhe sa më shumë fitoja, aq më shumë pija. Në Romë vendosa një rekord brenda një dite: 70 birra, 15 kaipirinha dhe dy paketa cigare,” rrëfen ai sot, me buzëqeshjen e dikujt që ka mbyllur kapitullin e së shkuarës. Alkooli e shtyu të bënte 25 tatuazhe ndërsa ishte i dehur, pasi kishte frikë nga gjilpërat. Në vitin 2007, pas një telefonate me Francesco...