Sekuestrohen 16 tonë fanella false të Kampionatit Botëror, 95 persona në pranga
Operacioni gjigant i shtrirë në disa qytete të Spanjës bllokon mbi 66 mijë uniforma false përpara se të hidheshin në treg, me një vlerë që kalon 7 milionë euro. Një operacion ndërkombëtar në shkallë të gjerë i ndërmarrë nga Policia Kombëtare Spanjolle në bashkëpunim të ngushtë me Interpolin ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm të prodhimit dhe shpërndarjes së mallrave të falsifikuara. Autoritetet kanë arritur të sekuestrojnë mbi 16 tonë pajisje dhe uniforma futbolli të falsifikuara, të cilat ishin bërë gati për t’u tregtuar ilegalisht gjatë ditëve të ethshme të Kampionatit Botëror 2026. Gjatë këtij aksioni të koduar u konfiskuan saktësisht mbi 66,000 fanella dhe komplete sportive të kombëtareve dhe lojtarëve më të njohur në botë. Sipas vlerësimeve të para nga ekspertët...
Burimi:
opinion.al