Saviçeviç: Turp që Baresi nuk e fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin të fortë sa ai

Saviçeviç: Turp që Baresi nuk e fitoi “Topin e Artë”, Sammer dhe Cannavaro nuk ishin të fortë sa ai

“Kam një lëmsh në fyt, një peshë që s’di ta përshkruaj. I dashuri Franco, sa më vjen keq”. Dejan Saviçeviç është i trishtuar dhe me mezi flet: “Ishte kapiteni im, kapiteni im i madh. Më donte të mirën, na donte të mirën, sepse ne ishim Milani. Në fakt Milani ishte ai, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë më tjetër si ai”. Saviçeviç ndodhet në shtëpinë e tij në Budva të Malit të Zi. Bën pauza të gjata, pastaj lirohet, flet dhe kujton… Dejan, kush ishte Baresi?Një njeri i madh, personazh i jashtëzakonshëm. Dhe një shok skuadre i mrekullueshëm, lojtar fantastik. E kishte futbollin në gjak, kuptonte gjithçka, kishte një vizion loje të pabesueshëm. ‘San Siro’ këntonte: ‘Një kapiten, ka vetëm një kapiten’....