Sasuolo e Muriç bashkë me…letra

Sasuolo e Muriç bashkë me…letra

Sasuolo ka blerë kartonin e portierit dardan Arijanet Muriç. Klubi emilian ka ushtruar opsionin prej 7 milionë eurosh për të marrë përfundimisht kartonin e tij nga Ipsuiç Taun. Portieri kosovar mbërriti në Rexhio Emilia si huazim verën e kaluar: pas sezonit të tij të parë në Serie A, ai ka bërë 32 paraqitje, ka pësuar 43 gola dhe ka mbajtur portën e paprekur gjashtë herë. Sidoqoftë, e ardhmja e lojtarit të lindur në vitin 1998 është larg Emilias: Vetë Muriç deklaroi se, për arsye personale, e konsideronte kohën e tij në Sasuolo të mbaruar. Tani, do të duhet të pritet se si do operohet mes palëve./Sportiim.al/ Post navigation