San Antonio mposht Minnesota dhe i afrohet finaleve në Konferencën e Perëndimit
San Antonio fitoi sot 126-97 ndaj Minnesota në gjysmëfinalen e pestë play off, ndeshje e vlefshme për Konferencën e Perëndimit. Falë këtij suksesi, skuadra e Spurs udhëheq 3-2 serinë e takimeve, duke qenë një fitore larg finaleve në këtë kah të NBA-së, ku prej 24 orësh është kualifikuar Oklahoma (eliminoi Lakers). Një ndeshje e komanduar nga San Antonio, që nuk zhgënjeu në fushën e saj. Victor Wembanyama realizoi 27 pikë e 17 rebound për Spurs, ndërkohë që 44 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale (1-4), Detroit – Cleveland, (2-2) (2-3), New York – Philadelphia, (4-0) Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale (1-4), Oklahoma – Lakers, (4-0) (2-3), San Antonio – Minnesota, 126-97 (3-2)
Burimi:
telesport.al