Russell rikthehet protagonist, siguron “pole position” në Barcelona para Hamilton e Antonelli
13 Qershor 2026 17:19 Telesport George Russell me Mercedes siguroi të shtunën pasdite “pole position” në Barcelona, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Ky është “pole” i tretë sezonal për pilotin britanik, që rikthehet protagonist pas një periudhe të vështirë. Në vendin e dytë u klasifikua Ferrari i Lewis Hamilton, vetëm 64 të mijëtat më i avashtë, cka tregon se rivaliteti nesër në start dhe në garë do të jetë i madh. Në vendin e tretë u rendit italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes, kryesues i Botërorit. Ai që zhgënjeu në këto provat ishte Charles Leclerc me Ferrari, pasi përplasi makinën në sesionin e tretë të provave zyrtare dhe do ta nisë garën nga vendi i 10-të....
Burimi:
telesport.al